Te Manchester Unitedi nuk luante, por te Betisi po shkëlqen.
Braziliani 24-vjeçar Antony, ka shënuar tjetër gol për skuadrën spanjolle.
Të dielën në fitoren 3:0 ndaj Real Sociedadit, Antony shënoi golin e parë dhe asistoi në të tretin. Dy golat e tjerë për Betisin i shënoi rezervisti Marc Roca.
NO WAY ANTONY SCORES FOR BETIS AGAIN
pic.twitter.com/l86Cj23YFd
Antony tani i ka tri gola në katër paraqitje për Betisin, tek e cila skuadër u huazua nga Manchester Unitedi.
Sociedadit një lojtar iu përjashtua në minutën e 20-të e një tjetër në minutën e 75-të.
Betisi humbi penallti në minutën e 33-të.
Me fitore Betisi doli në vendin e tetë me 32 pikë. Sociedadi ra në vendin e 11-të me 31 pikë.