Mediumet në Itali kanë shkruar të enjten se mesfushori i Napolit dhe ish-futbollist i Fulhamit, Andre-Frank Zambo Anguissa, po kërkohet nga Chelsea.
Kontrata e Anguissas skadon në fund të këtij edicioni, por ka mundësi vazhdimi mes lojtarit dhe skuadrës për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2027.
Një gjë e tillë mund të ndodhë, pasi Napoli nuk dëshiron që ta humbë mesfushorin cilësor pa fituar financiarisht nga ai.
Për Anguissan po interesohet edhe Monaco i kampionatit elitar francez.
29-vjeçari nga Kameruni ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat me Napolin, derisa ka kontribuuar me gjashtë gola e katër asistime.