Futboll

Anglia fiton thellë miqësoren ndaj Bosnjë e Hercegovinës

Anglia

Anglia e ka fituar thellë 3:0 miqësoren ndaj Bosnjë e Hercegovinës të hënën mbrëma. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Newcastlet.

Anglezët tri golat e fitores i shënuan në pjesën e dytë.

Të parin nga penalltia e shënoi Cole Palmer në minutën e 60-të, kurse pesë minuta para fundit të ndeshjes Trent Alexander-Arnlod dyfishoi epërsinë. Golin e tretë e shënoi kapiteni Harry Kane në minutën e 89-të.


Pa gola pjesa e parë Angli – Bosnjë e Hercegovinë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes të Anglisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin St. James’ Park të Newcastlet.

Anglia dominoi pjesën e parë. Por gola nuk pati në pjesën e parë.