Futboll

Ancelottin nuk e shqetëson humbja nga Barcelona

Carlo Ancelotti - trajner i Real Madridit

Foto: Associated Press

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk është nevoja “të çmendemi” pasi Reali pësoi humbjen e dytë rresht në fazën përgatitore. Të shtunën mbrëma në SHBA u mposht nga Barcelona me rezultatin 2:1. Dy golat për Barcelonën i realizoi Pau Victor. E për Realin realizoi Nico Paz. 

Reali u mposht edhe nga Milani 1:0. 

“Të mos çmendemi. Janë ndeshje të fazës parasezonale, na mungojnë tetë lojtarë...”, ka thënë ai në konferencë për media, raporton “Goal.com”. “Rezultati nuk është aq i rëndësishëm për ne sa është të kthejmë lojtarët në formë”.