Futboll

Ancelotti në bisedime me Federatën e Brazilit

Carlo Ancelotti

Trajneri Carlo Ancelotti është duke i vazhduar bisedimet për ta marrë drejtimin e Brazilit para kualifikimeve të Kupës së Botës 2026 në qershor, ka shkruar “BBC” të dielën. 

65-vjeçari ka deklaruar pas disfatës nga Barcelona në Kupën e Mbretit, se e ardhmja e tij do të vendoset në javët e ardhshme. 

Në finalen e Kupës së Mbretit të shtunën mbrëma në Sevilla, ku Barcelona fitoi 3:2, ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni brazilian, Diego Fernandes, i cili është duke punuar në emër të Federatës braziliane të futbollit. 

Mësohet se ai e ka planin që ta bind Ancelottin ta marrë punën te Brazili, pas përfundimit të edicionit. 

Në rast se marrëvshja arrihet, Ancelotti do të largohet nga Reali para Kupës së Botës për Klube që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë verë. 

Brazili muajin e kaluar e shkarkoi Dorival Juniorin, pas disfatës 4:1 nga Argjentina në Buenos Aires. 

Ancelotti i ka fituar dy La Liga dhe tri Liga të Kampionëve në dy periudha të ndryshme si trajner i Real Madridit.