Futboll

Ancelotti kërkoi që ta transferonte Tonalin

Sandro Tonali

Tekniku italian, Carlo Ancelotti, kishte kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit që ta transferonin mesfushorin e Newcastle Unitedit, Sandro Tonali.

Ancelotti kërkoi që ta kishte në skuadër Tonalin për këtë edicion, për ta zëvendësuar Toni Kroosin i cili u pensionua nga futbolli pas “Euro 2024”.

Mësohet se i preferuar i Ancelottit për ta zëvendësuar Kroosin ishte edhe mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister.

24-vjeçari Tonali është mesfushor me tipare defensive. Ai është shumë i rëndësishëm për Newcastlen.

Ish-mesfushori i Milanit tashmë është lidhur me një transferim te Juventusi në verën e ardhshme.

Newcastle kërkon 80 milionë euro për ta liruar italianin Tonali.