Supergoli i shënuar nga mesfushori uruguaian, Federico Valverde, në minutën e 93-të, e vendosi ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Athletic Bilbaos.
Reali të dielën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Bilbaos në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të La Ligas.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, e çmon fitoren ndaj Bilbaos.
“Ekipi u paraqit mirë. Ne ishim pak më të ngadaltë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë dolëm shumë mirë në çdo aspekt. Ne donim të fitonim, të riktheheshim pasi u eliminuam nga ‘Champions League’. Ishte një ndeshje e mirë. Ne ishim agresivë dhe nuk pranuam gol. Ne kontrolluam pjesën e parë, nuk ndjemë presion nga Bilbao”, ka thënë Ancelotti, shkruan të hënën “Reuters”.
Reali u eliminua nga Arsenali në çerekfinale të “Championsit”.
Klubi mbretëror në kampionatin spanjoll renditet në pozitën e dytë me 69 pikë.
Barcelona është lidere me katër pikë më shumë.