Futboll

Amorim i del në mbrojtje portierit Onana

Ruben Amorim

Ruben Amorim ka thënë se ai vetë ka bërë më shumë gabime si trajner sesa portieri i skuadrës, Andre Onana. 

Portieri Onana është vlerësuar fajtor për dy golat e pësuar të Unitedit në barazimin 2:2 me Lyonin në udhëtim, në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës të enjten mbrëma. 

Qëkur ka nisur edicioni, Onana ka bërë tetë gabime që kanë çuar drejt pranimit të golave, që është rekord në krahasim me secilin portier në Premier League. 

“Nëse e shihni gjithë sezonin, unë kam bërë më shumë gabime sesa ata në ndeshjet dhe muajt e fundit. Nuk mund të them diçka tjetër që do të mund ta ndihmonte Andren në këtë moment. Gjëja më e rëndësishme është se kur vjen koha, unë e zgjedh 11-shen. Por, unë kam besim tek Andre”, ka deklaruar Amorim, shkruan BBC të premten. 

Unitedi është nikoqir i Lyonit në ndeshjen kthyese në “Old Trafford” të enjten e ardhshme.