Sulmuesi Julian Alvarez nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola. Të shtunën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka njoftuar se City nuk do të pranoj ndonjë ofertë për Alvarezin këtë verë.
Drejtuesit e skuadrës angleze janë të informuar se Alvarezi ka kërkuar që në edicionin e ardhshëm në Premier League të ketë sa ma shumë paraqitje.
Më herët interesim për argjentinasin kanë shprehur skuadra si Paris Saint-German dhe Barcelona. 24-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Në edicionin 2023/2024, Alvarezi ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime në të gjitha garat me fanellën e Cityt.