Futboll

Alketa Rama fiton Kupën e Zvicrës

Alketa Rama

Futbollistja kosovare, Alketa Rama, e ka fituar Kupën e Zvicrës me Zurichun.

Zurichu të shtunën në finale fitoi 1:0 ndaj Baselit. 21-vjeçarja në lojë hyri në minutën e 88-të. Ajo ende po e merr veten pas një lëndimi.

Alketa është vajza e Milaim Ramës, futbollistit të parë shqiptar që ka luajtur për Zvicrën.

Qëndresa Krasniqi luajti për Baselin.