Futboll

Alissoni do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj

Alisson

Portieri i Liverpoolit, Alisson, do të jetë jashtë fushës së blertë të paktën deri në mesin e nëntorit.

Reprezentuesi i Brazilit u lëndua në fitoren 1:0 ndaj Crystal Palace, të shtunën.

Të mërkurën u konfirmua se sa do të mungojë Alissoni për lëndimin në muskujt e prapëm të kofshës.

Ai do t’i mungojë Liverpoolit në ndeshjet ndaj Chelseat, Arsenalit, Brightonit e Aston Villas në Premier Leagues e po ashtu në ndeshjet e Championsit ndaj Leipzigut dhe Bayer Leverkusenit si dhe në një tjetër ndeshje me Brightonin për Kupë.