Futboll

Alimi i shënon gol Çekisë në miqësore

Isnik Alimi

Mesfushori shqiptar Isnik Alimi ka shënuar golin e vetëm për Maqedoninë e Veriut në miqësoren kundër Çekisë. Kjo përballje është zhvilluar të hënën mbrëma.

Alimi shënoi golin e barazimit në minutën e 65-të, pesë minuta pasi golin për 1:0 e shënoi Patrik Schick. Fitoren çekëve ia siguroi Antonin Barak.

Ai shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 99-të nga pika e bardhë.

Alimi dhe Visar Musliu kompletuan ndeshjen, kurse Ezgjan Alioski u zëvendësua në minutën e fundit të ndeshjes miqësore. Agon Elezi mbeti në stol.