Futboll

Alexander-Arnold: Messi është lojtari më i mirë në botë

aa

Mbrojtësi i krahut i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka cilësuar Lionel Messin kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur në karrierë.

“Duhet të jetë Messi për mua, lojtari më i mirë që kam luajtur. Për mua është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë. Mendoj se në shumë aspekte të lojës ai është ndoshta më i miri në çdo moment. Ai pothuajse mund të bëjë atë që dëshiron në një fushë futbolli. Kështu që po, për këtë arsye ai është më i miri”, u shpreh anglezi të martën për “The Mirror”.

Alexander-Arnold është pyetur edhe për krahasimin e Messit me Maradonën.

“Unë kurrë nuk e kam parë Maradonën duke luajtur, kështu që nuk e imagjinoj dikë më mirë se ajo që kam qenë në gjendje të shoh. Nuk e kuptoj, nuk ka asnjë mënyrë që dikush të jetë më i mire se Messi”, deklaroi 25-vjeçari.