Mesfushori Thiago Alcantara ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv në moshën 33-vjeçare. Kështu ka raportuar të dielën njohësi i futbollit evropian, Fabrizio Romano.
Mesfushori spanjoll së fundmi është përballur me lëndime të shpeshta.
Alcantara e pësoi një lëndim të rëndë muskulor në muajin shkurt, që e la jashtë fushës për pesë muaj.
Së fundmi ai ishte pjesë e Liverpoolit. Kontrata me skuadrën angleze i përfundoi në qershor të këtij viti.
Alcantara karrierë ka bërë edhe te disa skuadra të njohura evropiane si Bayern Muenchen dhe Barcelona. Si futbollist është zhvilluar në Akademinë “La Masia” të Barcelonës.
Pjesë e Barcelonës ishte për shtatë edicione, aq sa i kaloi edhe te Bayern Muencheni.
Nga skuadra e madhe gjermane u transferua te Liverpooli në vitin 2020.
Alcantara ka 19 trofe të fituar.
Me përfaqësuesen e Spanjës ka zhvilluar 46 ndeshje dhe ka kontribuar me dy gola.