Mesfushori spanjoll Luis Alberto nga edicioni i ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit të Katarit. Të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Alberto javën e ardhshme do të prezantohet si lojtar i Al Duhailit.
Mësohet se klubi nga Katari do t’i paguajë 11 milionë euro Lazios për të siguruar shërbimet e spanjollit.
31-vjeçari do të largohet nga Lazio pas tetë vjetësh qëndrim.
Alberto u transferua në vitin 2016 nga Liverpooli te Lazio për katër milionë euro.
Në edicionin 2023/2024 spanjolli ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në 44 paraqitje për skuadrën italiane.