Futboll

Alavesi befason Atletico Madridin

Alaves - Atletico Madrid

Skuadra e Alavesit e ka mposhtur Atletico Madridin të dielën me rezultatin 2:0. Ndeshja Alaves – Atletico i takoi javës së 32-të të La Ligas spanjolle.

Carlos Benavidez shënoi golin e parë në minutën e 15-të, kurse të dytin Alavesi i realizoi në minutën e 92-të. Golin për 2:0 e shënoi Luis Rioja.

Atletico është në vendi ne katërt me 61 pikë, kurse Alavesi në pozitën e 13-të me 35 pikë.