Futboll

Alanyaspori ndal Konyasporin, shënon Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka shënuar gol në fitoren e Alanayasporit.

Alanayaspori të shtunën mposhti Konyasporin me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 33-të të Superligës turke.

Hadërgjonaj realizoi gol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë.

Për 29-vjeçarin ishte goli i dytë në Superligën turke. Ai ka edhe dy asistime.

Golin e dytë për mysafirët e shënoi sulmuesi, Carlos Eduardo, në fund të ndeshjes.

Hadërgjonaj e mbrojtësi tjetër i Kosovës, Fidan Aliti kompletuan ndeshjen.

Sokol Çikalleshi te vendësit luajti nga minuta e 68-të, ndërsa Valon Ethemi u zëvendësua në minutën e 69-të.

Alanyaspori ka 45 pikë dhe është në vendin e tetë, kurse Konyaspori renditet në pozitën e 15-të me 36 pikë.


Hadërgjonaj shënon për Alanyasporin

Florent Hadërgjonaj ka shënuar gol për Alanyasporin, në ndeshjen e xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë.

Alanyaspori është duke fituar 1:0 në udhëtim te Konyaspori.

Hadërgjonaj shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Për të është goli i dytë në kampionat, derisa ka edhe dy asistime.

VIDEO: