Futboll

Ajeti lë gjurmë në fitoren e Baselit

Albian Ajeti

Albian Ajeti

Sulmuesi Albian Ajeti ka kontribuar me asistim në fitoren që e arriti të shtunën mbrëma Baseli ndaj Grasshopperit me rezultatin 3:0. Ndeshja i takoi xhiros së tretë në Superligën zvicerane.

Ajeti asistoi te goli i dytë i Baselit që e shënoi Thierno Barry në minutën e 58-të.

Për 27-vjeçarin, ky ishte asistimi i dytë në tri ndeshje të luajtura.

Ajeti e kompletoi ndeshjen për Baselin, Leon Avdullahu luajti deri në minutën e 79-të, dhe u zëvendësua nga Taulant Xhaka. Për Grasshopperin, Amir Abrashi e kompletoi ndeshjen.