Sulmuesi kosovar Alban Ajdini ka shënuar një gol të dielën mbrëma. Ajdini shënoi golin e dytë për Lausanne-Sport që mposhti 2:0 në shtëpi skuadrën e Winterthurit. Ndeshja i takoi javës së dhjetë të elitës së futbollit të Zvicrës. Ajdini e shënoi golin në minutën e 23-të, ndërsa u zëvendësua na minutën e 70-të.
Për 25-vjeçarin është goli i dytë në Superligë të Zvicrës.
Kapiteni Granit Lekaj ishte në mbrojtje te Winterthuri, kurse Labinot Bajrami lëshoi fushën në minutën e 61-të.
Lausanne-Sport zë vendin e nëntë me 11 pikë, kurse Winterthuri në vendin e fundit me shtatë pikë.