Futboll

Ajdini kontribuon me asistim në fitoren e Lausannes

Alban Ajdini

Sulmuesi Alban Ajdini ka kontribuar me asistim në fitoren e Lausannes. Të dielën, Lausanne e mposhti Yverdonin me rezultatin 3:1 në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Zvicrës në futboll. 

Ajdini asistoi te goli i parë që e shënoi Alvyn Sanches në minutën e dytë. Ajdini luajti për 87 minuta. Dion Kacuri ishte zëvendësues në fitoren e Yverdonit. Për 25-vjeçarin ishte asistimi i parë këtë edicion. Ka edhe një gol të shënuar.