Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka vazhduar me fotografi e takime me personalitete të njohura.
Të shtunën, sipas njoftimit të tij, e ka takuar trajnerin legjendar Alex Ferguson. Me ish-trajnerin ikonik të Manchester Unitedit, Ademi ka thënë se e kanë kujtuar ndeshjen e vitit 2019 mes Anglisë e Kosovës.
Madje, sipas postimit të Ademit, Ferguson ka pasur lëvdata për futbollistët kosovarë.
“Sër Alex pati lëvdata për futbollisët kosovarë, teksa e kujtuam ndeshjen në Southampton, Angli - Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për ‘Tre Luanët’ në Prishtinë. Gjithmonë nder të takosh një figurë të tillë të futbollit, jo vetëm legjendë e Britanisë së Madhe por edhe botërore”, ka shkruar Agim Ademi.