Futboll

Abrashi në dyshim kundër Lausanne-Ouchy

Amir Abrashi

Pas javëve tejet të vështira sportive, Grasshopperi mund të paraqitet pa kapitenin Amir Abrashi në ndeshjen shumë të vlefshme për mbijetesë në Superligë të Zvicrës kundër Stade Lausanne-Ouchy.

Gazeta zvicerane “Nau” raporton se paraqitja e Abrashit më 4 maj është e pasigurt. Abrashi u lëndua në fundjavë në humbje nga Servette me rezultat, 1:0.

34-vjeçari është paraqitur në 32 nga 33 ndeshjet e këtij edicioni. Kryesisht është paraqitur nga minuta e parë.

Në humbjen ndaj Servettes ishte në stol, por pa përfunduar loja ai pësoi lëndim. Grasshopperi është në vendin e parafundit me 30 pikë, kurse Stade Lausanne-Ouchy në vendin e fundit me shtatë pikë më pak. Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro.