Futboll

Aarau vendosi rekord në ndeshjen ku shqiptarët lanë gjurmë

Aarau

Aarau në kategorinë e dytë të futbollit të Zvicrës ka bërë tjetër hap të gabuar në garën për promovim në Superligën helvetike.

Aarau barazoi me Vaduzin 2:2 të premten në mbrëmje, në ndeshjen e xhiros së 31-të të “Challenge League”. Valon Fazliu i Aaraut dhe Denis Simani i Vaduzit lanë gjurmë në këtë ballafaqim. 

Por ishte barazimi i gjashtë rresht për Araun në këtë kampionat, që është rekord i ri në kategorinë e dytë të futbollit në Zvicër.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar, Denis Simani, i shënoi të dy golat për mysafirët, ndërsa në golin për 1:1 në minutën e 50-të, te vendësit asistoi Valon Fazliu, mesfushori 29-vjeçar.

Aarau është i dyti me 56 pikë, ndërsa Vaduzi i katërti me 44 pikë.