Futboll

Tjetër mbrëmje me shumë shkëlqim për Ronaldon

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e Al Nassr në elitën e futbollit të Arabisë Suadite.

Al Nassr fitoi të enjten mbrëma në udhëtim tek Al Raedi në ndeshjen e xhiros së 18-të, ndërsa superylli portugez kontribuoi me gol e asistim.

Goli i Ronaldos në minutën e 35-të ishte i 921-ti në karrierën e jashtëzakonshme.

Ai realizoi pas harkimit në zonë nga Marcelo Brozoviq.

Ronaldo me të nisur pjesa e dytë, asistoi edhe në golin për 2:0 që e shënoi mbrojtësi Naëaf Boushal.

Për vendësit gol realizoi Amir Sayoud, në minutën e 76-të.

Ronaldo në edicionin aktual i ka 15 gola gjithsej, ndërsa ka kontribuuar edhe me tre asistime.

Al Nassr ka 38 pikë pas 18 ndeshjeve dhe është në garë për titull kampioni.


921 gola

Cristiano Ronaldo e ka shënuar edhe golin e 921 në karrierën e tij të jashtëzakonshme. 

Golin e fundit për skuadrën Al Nassr në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Ronaldo 39-vjeçar, e shënoi të enjten mbrëma në udhëtim tek Al Raedi. 

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1:0 në të mirë të Al Nassr. 

Ronaldo realizoi në minutën e 35-t me asistim të Marcelo Brozoviqit. 

Për superyllin portugez ishte goli i 15-të në këtë kampanjë të elitës së futbollit arab. 

Ndeshja i takon xhiros së 18-të.