Futboll

Arrestohen pesë tifozë në stadiumin “Ekrem Grajçevci”, lëndohen dy të tjerë

Thika

(E përditësuar 18:10) - Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar se ka arrestuar pesë tifozë të përfshirë në përleshjen që ndodhi më herët në ndeshjen Fushë-Kosova – Vushtrria, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime.

Policia ka thënë se është duke vazhduar hetimet për incidentin.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Me thika para Policisë, rrihen tifozët e Fushë-Kosovës dhe të Vushtrrisë

(17:02) - Gjatë ndeshjes së futbollit në Ligën e Parë – Grupi B, në mes të Fushë-Kosovës dhe Vushtrrisë ka pasur dhunë mes tifozërive të të dyja klubeve.

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet se ka pasur edhe thika që janë përdorur në përleshje.

Kjo ka ndodhur edhe pse gjatë përpjekjeve të Policisë për të ndalur dhunën.

Policia nuk ka ofruar ende të dhëna zyrtare për rastin.