(Përditësuar, 11:17) - Policia e ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje pas therjes me thikë të babait të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, raporton “Daily Mail”.
Mounir Nasrouai 36-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital të mërkurën mbrëma pasi ishte goditur me thikë në gjoks dhe brinjë në lagjen Rocafonda në Mataro në veri të Barcelonës.
Policët kanë konfirmuar se të arrestuarit ishin të përfshirë në një incident më herët ku Mounir ishte filmuar duke u konfrontuar në rrugë me disa persona pasi ishte hedhur ujë në drejtim të tij nga një ballkon.
Ai u filmua duke u larguar nga një punonjës i policisë, pasi u konfrontua me disa persona.
“Mund të konfirmojë se tre persona u arrestuan pas therjes me thikë të një personi në lagjen Rocafonda në Mataro”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale. “Hetimet ende po vazhdojnë dhe zyrtarët policorë janë duke tentuar ta zbulojnë nivelin e implikimit të personave të arrestuar. Priten arrestime tjera sot. Ne mund të themi se therja me thikë ka ndodhur në një parking të veturave rreth orës 21:10 dhe arrestimet ndodhën pak orë më vonë. Tre persona gjenden në paraburgim që nga ora 23:00. Arrestimet u bënë në lagjen Rocafonda dhe viktima u dërgua në spital në Barcelonë”.
Ndërkohë një burim policor ka thënë se Mounirit nuk i janë dëmtuar organet vitale dhe se jeta e tij nuk është në rrezik.
Mounir u dërgua në intensivë në spitalin “Germans Trias i Pujol” në Barcelonë, por pritet të transferohet në një repart normal më vonë të enjten.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte në mesin e atyre që e vizitoi Mounirin pas rastit.
Motivet e therjes me thikë mbesin të paqarta, por marokenët që jetojnë në lagjen ku u rrit Lamine Yamal publikisht kanë shprehur pakënaqësinë se ai zgjodhi të luante për Spanjën e jo për Marokun ku ishte lindur babai i tij.
Nëna e Lamines është nga Guine Ekuatoriale.
Lamine Yamal me Spanjën fitoi titullin e Evropës këtë verë, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i ri i Evropianit.
Babai i Yamalit theret disa herë me thikë
Babai i futbollistit 17-vjeçar spanjoll Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, raportohet se është goditur disa herë me thikë.
Sipas gazetës spanjolle “La Vanguardia”, 36-vjeçari, u sulmua në një parking makinash në qytetin spanjoll Mataro, 30 kilometra larg Barcelonës, ku Yamal u rrit.
Gjendja e tij shëndetësore thuhet të jetë e rëndë, raporton gazeta spanjolle, duke cituar burime zyrtare në kushte anonimiteti. Ka pasur edhe arrestime, por pa dhënë shumë detaje. Sipas dëshmitarëve, babai i Yamalit ishte rrethuar nga një grup burrash ndërsa ai ecte me qenin e tij. Pas një debati të ashpër, ai u godit me thikë.
Nasraoui muajin e kaluar pa djalin e tij duke shkëlqyer në Kampionatin Evropian, me fanellën e Spanjës. E fitoi titullin e Evropës.
VIDEO ku pretendohet se është babai i Yamalit:
❗️🔪🇪🇸 - Mounir Nasraoui, father of Barcelona player Lamine Yamal, was stabbed in a parking lot in Mataró. He was taken to Can Ruti hospital in serious condition.
The investigation indicates that the attack occurred after an argument with other North Africans, recorded on… pic.twitter.com/LhNKcqSZEB— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) August 14, 2024
LEXO EDHE: