Futboll

Roma insiston për Zhegrovën

Edon Zhegrova

Skuadra e Romës është duke insistuar për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova. Të hënën “Tuttomercato” ka deklaruar se drejtuesit e Romës po e shohin Zhegrovën e Lillet francez si zëvendësues ideal i argjentinasit, Paulo Dybala. 

Dybala 30-vjeçar pritet të largohet nga skuadra italiane këtë verë, pasi është duke e shqyrtuar një ofertë nga Arabia Saudite, të cilit i është ofruar një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon. 

I është ofruar po ashtu kontratë dyvjeçare. Lille është duke kërkuar më shumë se 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit kosovar. 25-vjeçari është prej lojtarëve të rëndësishëm te skuadra franceze. 

Ai edicionin e kaluar shënoi 12 gola dhe kontribuoi me dhjetë asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat. Zhegrova javën e kaluar shënoi një gol në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndaj Fenerbahçes.