(19:00) - Drita ka kaluar në rundin e tretë të Ligës së Konferencës për herë të parë në histori. Të martën, skuadra gjilanase mposhti në “Zahir Pajaziti” 1:0 Bredibalikun e Islandës.
Kastriot Selmani shënoi supergol në minutën e 67-të.
Drita e kishte mposhtur Breidbalikun edhe si mysafir (1:2).
Në rundin e tretë, Drita do të ketë kundërshtar relativisht të lehtë. Ekipi që kualifikohet mes Audas të Letonisë dhe Cliftonvilleit të Irlandës së Veriut luan me kampionen e trefishtë të Kosovës për një vend në plejof.
(18:26) - Drita ka kaluar në epërsi. Golin për 1:0 në minutën e 67-të e shënoi Kastriot Selmani.
Ishte supergol nga Selmani.
Drita është duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3:1 ndaj Breidablikut.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drita – Breidablik
(17:49) - Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drita - Breidablikut.
Ndeshja kthyese e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës në mes të këtyre dy skuadrave po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshjen e parë Drita e fitoi në udhëtim te Breidabliku i Islandës me rezultatin 2:1.
Drita publikon formacionin ndaj Breidablikut
(16:10) - Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kthyese ndaj Breidablikut. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë nga ora 17:00. Kjo ndeshje i takon rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në portë te Drita do të jetë Faton Maloku, ndërsa reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Raddy Ovouka, Juan Mesa, Rron Broja, Egzon Bejtullai. Albert Dabiqaj, Kastriot Selmani dhe Ilir Mustafa do të paraqiten në mesfushë, kurse në sulm Almir Ajzeraj, Veton Tusha dhe Blerim Krasniqi. Për Dritën mungesa e vetme në ndeshje do të jetë mbrojtësi i krahut Besnik Krasniqi, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Drita në ndeshjen e parë ndaj skuadrës islandeze triumfoi me rezultatin 2:1.
