Futboll

Ballkani publikon formacionin ndaj Santa Colomas

KF Ballkani

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka publikuar formacionin për ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Santa Colomas.

Nga ora 16:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Ballkani luan ndaj skuadrës nga Andorra, UE Santa Coloma.

Ballkani e fitoi 2:1 ndeshjen e parë në Andorrë, falë golit të Bernard Karricës në minutën e 90-të. Dhe me fitore tjetër synon ta konfirmojë kalimin në raundin e dytë kualifikues të Championsit.

Në portë, te Ballkani do të jetë Enea Koliçi, ndërsa reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Arbër Potoku e Astrit Thaqi në krahë dhe Gentrit Halili e Bajram Jashanica në qendër. Lindon Emërllahu, Bleart Tolaj dhe Marsel Ismajlgeci do të jenë në mesfushë.

Ndërkohë, sulmit të kampionit të Kosovës, do t’i prijnë Almir Kryeziu, Bernard Karrica dhe Sunday Adetunji.