Futboll

“Sofascore” ka shfaqur formacionin më të mirë të “Euro 2024”

“Sofascore” ka shfaqur formacionin më të mirë të “Euro 2024”

“Sofascore” ka shfaqur formacionin më të mirë të “Euro 2024”

Pak para ndeshjes finale ndërmjet Spanjës dhe Anglisë, “Sofascore” që merret me statistikat e lojtarëve, e ka publikuar formacionin më të mirë të Evropianit 2024, deri në fazën e gjysmëfinales. 

Ka qenë turne ku futbollistët e profilit të lartë nuk kanë treguar më të mirën, ndërsa janë shfaqur emra të rinj e shumë të talentuar. 

“Sofascore” ka rreshtuar 11-shen më të mirë me formacionin 4-3-2-1. 

Në portë është Giorgi Mamardashvili. 

Mbrojtja përbëhet nga Joshua Kimmich, Antonio Ruediger, Jaka Bijol dhe Marc Cucurella. 

Para mbrojtjes treshja Fabian Ruiz, Toni Kroos dhe Bernardo Silva, ndërsa Dani Olmo e Kevin De Bruyne janë në përkrahje të Cody Gakpos. 

Në këtë 11-she nuk është asnjë futbollist anglez.