Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë më 5 qershor në Oslo.
Art Smakaj e Mustafë Abdullahu janë emra të rinj në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Smakaj luan te Lokomotiva e Zagrebit si mesfushor, ndërsa Abdullahu është portier te Tirana.
Pesë lojtarë janë ftuar nga Superliga e Kosovës. Bëhet fjalë lojtarët e Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, dy të Llapit, Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni, si dhe talenti i Malishevës, Drilon Hazrollaj.
Një nga mungesat më të rëndësishme është ajo e Milot Rashicës. Nuk dihen arsyet.
Lista:
