Futboll

Rrahmani pritet ta ketë Conten trajner te Napoli

Amir Rrahmani - NAPOLI

Amir Rrahmani - NAPOLI

Italiani Antonio Conte është afër që të bëhet trajner i Amir Rrahamnit te skuadra e Napolit.

Mediumet italiane kanë njoftuar të hënën se kampioni i edicionit të kaluar në Itali, Napoli, ka arritur marrëveshje me trajnerin Antonio Conte.

54-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me skuadrën italiane.

Conte do të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon, ndërsa së shpejti pritet edhe finalizimi i marrëveshjes.

Napoli në edicionin 2023/2024 ka zëvendësuar tre trajnerë, Rudi Garcian, Walter Mazzarin dhe Francesco Calzonam.

Conte së fundmi e ka drejtuar skuadrën e Tottenham Hotspurit. Ka punuar si trajner edhe te Chelsea, Interi, Juventusi e Atalatana.

Conte e ka udhëhequr për dy vite edhe përfaqësuesen e Italisë.