Mauricio Pochettino është larguar nga Chelsea me marrëveshje të dyanshme, ka konfirmuar klubi londinez të shtunën.
Pochettino ka mbajtur takim gjatë ditës së sotme me drejtuesit e Bluve për "rishikim të sezonit" dhe është vendosur që ai të largohet.
Pochettino u emërua trajner i Chelseat gjatë verës së kaluar. Arriti të përfundonte në vendin e gjashtë në Premier League, në finalen e Kupës Karabao e gjysmëfinale të Kupës FA – por që nuk bindën drejtuesit e klubit londinez që ta mbajnë në krye.
Chelsea preferon një trajner të ri dhe jo me përvojë për zëvendësimin e 52-vjeçarit.