Futboll

Wolverhamptoni interesohet për Aro Muriqin

Arijanet Muriq

Aro Muriq (Foto: Burnley FC)

Pas Celticut edhe skuadra e Wolverhemptonit është futur në garë për shërbimet e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.

“Football League World”, ka raportuar të martën se drejtuesit e Wolverhemtonit po dëshirojnë që ta kenë pjesë të skuadrës Muriqin për edicionin e ardhshëm në Premier League. Te skuadra e Burnleyt po shpresojnë që t’i fitojnë së paku dhjetë milionë euro nga shitja e portierit kosovar.

25-vjeçari te Burnley nuk luajti ndeshjet e para në Premier League. Por ai në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira.

Muriq është pjesë e skuadrës së Burnleyt nga viti 2022. Burnleyt iu bashkua për tre milionë euro nga Manchester City. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Girona e Nottingham Forest.