Futboll

Muelleri shpërthen në kritika drejt gjyqtarit

Bayern Munich

Futbollisti i Bayern Munichut, Thomas Mueller, ka qenë shumë i frustruar pas ndeshjes për anulimin e golit të Matthijs de Ligtit kundër Real Madridit.

Ai ka thënë pas ndeshjes se situata të tilla kanë ndodhur edhe më herët në Madrid.

“Marciniak? Ai nuk e shikoi përsëritjen. Madje as nuk e shfrytëzoi mundësinë për ta shikuar rastin. Është e çuditshme që në situatë të tillë të vërshëllejë aq shpejtë. Kjo ndodh shpesh këtu në Madrid. E kam përjetuar këtë vite më parë, me dy gola të Cristiano Ronaldos. Por, ka qenë koha para VAR-it”, ka thënë Mueller, shkruan RMC Sport.