Borussia Dortmundi e Paris Saint-Germaini kanë zhvilluar superndeshje në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në stadiumin “Signal Iduna Park”, të ngjyrosur me të verdhë nga tifozët e zjarrtë të Dortmundit, Borussia e fitoi 1:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Rezultati e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 7 maj në “Parkun e Princave” në Paris.
Ndeshja në Dortmund u vendos në minutën e 36-të. Nicklas Fuellkrug konkretizoi një aksion të bukur të skuadrës gjermane.
Dy shtylla për pak sekonda nga PSG-ja
Ndeshja u ndez sidomos në pjesën e dytë. Tempoja ishte shumë e lartë, ndërsa skuadrat kanë rrezikuar shpesh portat rivale. Në minutën e 51-të Kylian Mbappe goditi njërën shtyllë, ndërsa Achraf Hakimi shtyllën tjetër. Por topi nuk përfundoi në rrjetë, siç nuk përfundoi më deri në fund të takimit, përkundër rasteve të vazhhdueshme.
Kylian Mbappe e Achraf Hakimi kanë goditur shtyllën brenda pak sekonda në ndeshjen e PSG-së ndaj Dortmundit.
Por topi nuk përfundoi në rrjetë në minutën e 51-të dhe rezultati mbetet 1:0 në të mirë të Borussia Dortmundit.
Dortmundi udhëheq 1:0 pas pjesës së parë
Borussia Dortmundi është në epërsi prej 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me PSG-në. Ndeshja e parë gjysmëfinale e Championsit po zhvillohet në BVB Stadium në Dortmund, në atmosferë të zjarrtë.
Nicklas Fuellkrug e shënoi golin e vetëm në minutën e 36-të.
Të dy skuadrat i kanë pasur nga katër raste shënimi, por ishin gjermanët që konkretizuan.
Dortmundi në epërsi
Borussia Dortmundi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj PSG-së.
Në minutën e 36-të, Nicklas Fuellkrug shënoi gol të bukur.
Formacionet zyrtare Dortmund – PSG
Formacioni i Dortmundit kundër Paris Saint-Germainit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve është thuajse i njëjti që është parashikuar.
Trajneri i “verdhezinjve” i ka besuar formacionit që e eliminoi Atletico Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales.
Formacioni i Dortmundit:
Kobel, ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen, Emre Can, Sabitzer, Brandt, Adeyemi, Sancho, Fullkrug.
Ndërkohë, trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka vendosur që Nuno Mendes të jetë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, pavarësisht telasheve fizike që pati.
Formacioni i PSG-së:
Donnarumma, Nuno Mendes, Hernandez, Marquinhos, Hakimi, Zire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz, Barcola, Mbappe, Dembele.