Liria dhe Dukagjini në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, barazuan pa gola të shtunën.
Për Lirinë ishte barazimi i parë pas shtatë humbjeve rresht.
Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, kurse Liria e fundit ka 11 pikë.
Dukagjini në xhiron e ardhshme luan në shtëpi kundër Dritës, kurse Liria luan në udhëtim te Fushë Kosova.
