Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka uruar Real Madridin për kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka thënë se është dakord me ish-futbollistin legjendar Johan Cruyff i cili pati thënë se fati nuk ekziston.
City u eliminua në çerekfinale nga Reali pas ekzekutimit të penalltive. Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 4:4.
Pas ndeshjes, Guardiola ka thënë se ekipi i tij provoi gjithçka por nuk arriti të shënonte.
VIDEO:
🗣️ "Today I only saw one team"
Rodri and Pep Guardiola reflect on Man City's Champions League quarter-final defeat to Real Madrid 🏆❌ pic.twitter.com/y8AFLmVeuH
“Johan Cruyff ka thënë që fati nuk ekziston dhe unë jam dakord. Ne nuk kemi shënuar gol. Ne kemi bërë gjithçka për të shënuar, por dreqin... në çfarë mënyre kemi humbur. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Ne kemi provuar, çfarë mund të kërkoj më shumë nga lojtarët”, ka thënë ai.
Ai e ka përgëzuar Real Madridin për përgatitjen e ndeshjes.
“Unë e përgëzoj Madridin për aftësinë e tyre për t'u mbrojtur dhe rezistuar deri në fund, ata kanë bërë shumë mirë dhe në detajet e fundit nuk ia kemi arritur qëllimit. Mendoj se tre ndeshjet që kemi luajtur këtu [Etihad] i kemi luajtur shumë mirë, në Bernabeu nuk kemi luajtur njësoj. Dhe si trajner unë mund të kërkoj vetëm këtë nga lojtarët e mi”, ka shtuar Guardiola.
VIDEO:
"We did absolutely everything... but they are in the semifinals and we are not."@AnitaNnekaJones chats with Man City manager Pep Guardiola after the defending champs fall to Real Madrid 🎙️ pic.twitter.com/MtFjD3zaeQ