Liga e Kampionëve

Parisi me fitore të madhe në Barcelonë, kualifikohet në gjysmëfinale

PSG

Paris Saint-Germaini ka kaluar Barcelonën dhe ka mbajtur gjallë shpresën për trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në Barcelonë, parisienët fituan 4:1 për të bërë vend në gjysmëfinale të Championsit. Kampioni francez ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë për t’u kualifikuar në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. Në Paris, Barcelona kishte fituar 3:2. Në Barcelonë, Parisi fitoi shumë më thellë.

Raphinha kaloi në epërsi 1:0 Barcelonën në minutën e 12-të. Sfida mori kahe në minutën e 29-të, kur Ronald Araujo i Barçës u ndëshkua direkt me të kuq, për ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit.

Kjo bëri gjërat dukshëm më të lehta për PSG-në. Ousmane Dembele barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 40-të.

Ndërkohë pjesa e dytë i ka takuar plotësisht skuadrës së Luis Enriques.

Vitinha shënoi për 2:1 në minutën e 54-t. Më pas Dembele nxori penallti, të cilën në gol e konkretizoi Kylian Mbappe në minutën e 61-të. Ylli francez shënoi tjetër gol në minutën e 89-të.

Barça, ndonëse me një lojtar më pak në fushë, kishte mundësitë e saj. Por nuk konkretizoi në pjesën e dytë dhe kështu garën në Champions e vazhdon  Parisi.

Në gjysmëfinale, PSG-ja takohet me Borussia Dortmundin.


Mbappe i jep fund shpresave të Barcelonës

Kylian Mbappe ka shënuar golin e katërt për PSG-në dhe i ka dhënë fund shpresave të Barcelonës për kualifikim.

Shënoi në minutën e 90-të për rezultatin 4:1.


Parisi drejt gjysmëfinales, udhëheq 3:1 ndaj Barçës

PSG-ja po udhëheq 3:1 ndaj Barcelonës.

Në minutën e 59-të, Joao Cancelo shkaktoi penallti për ndërhyrje të palejuar në Ousmane Dembelen.

Kylian Mbappe ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 61-të.


“Përjashtohet” Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj PSG-së.

Ai u detyrua të lë stolin në minutën e 56-të për shkak të një reagimi të ashpër në vendim të arbitrit.


Parisi në epërsi

PSG-ja ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës.

Është Vitinha që shënoi për 2:1 në minutën e 54-t.

Rezultati i përgjithshëm është 4:4.


Baras pjesa e parë e ndeshjes Barcelona – PSG

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes në mes të Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit. Është ndeshja e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

Barcelona ishte e para që kaloi në epërsi ndaj Paris Saint-Germainit. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Raphinha. Ai realizoi në minutën e 12-të. Barcelona krijoi edhe një rast të mirë për shënim. Gjuajtja e Robert Lewandwskit në minutën e 22-të kaloi mbi portën e PSG-së. Por nga minuta e 29-të Barcelona po luan me një lojtar më pak në fushë.

Ronald Araujo u përjashtua me karton të kuq. Ai pengoi Bradley Barcolan afër vijës së 16-të metërshit. Pak minuta më herët rrezikoi dy herë Kylian Mbappe.

Ousmane Dembele barazoi rezultatin në minutën e 40-të.


Dembele hesht tifozët e Barcelonës

Ousmane Dembele ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, Barcelonën, për ta barazuar rezultatin në 1:1

Ylli i PSG-së realizoi në minutën e 40-të.

Ai u prit me fishkëllime të shumta në stadium.

Rezultati i përgjithshëm është 4:3 në favor të Barcelonës, që po luan me një lojtar më pak.


Ronald Araujo përjashtohet me të kuq

Barcelona ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në ndeshjen ndaj PSG-së.

Ronald Araujo është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 29-të. Ai pengoi Bradley Barcolan si lojtar i fundit. 

Pak minuta më herët rrezikoi dy herë Kylian Mbappe.

Barcelona po udhëheq 1:0.


Raphinha e nis aty ku e la, i shënon PSG-së

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Paris Saint-Germainit. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Raphinha. Ai realizoi në minutën e 12-të.

Braziliani kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, të cilën e fitoi Barça 3:2 në Francë.


Formacionet zyrtare: Barcelona - Paris Saint-Germain

Barcelona e Paris Saint-Germaini kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila fillon në orën 21:00.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Estadi Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë.

Ndeshja e parë çerekfinale përfundoi 3:2 në të mirë të Barcelonës.

Formacioni i Barcelonës

Ter Stegen; Cancelo, Cubarsi, Araujo, Kounde; Gundogan, Pedri, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Yamal

Formacioni i PSG-së

Donnarumma; Mendes, Hernandez, Marquinhos, Hakimi; Vitinha, Fabian Ruiz, Zaiire Emery; Barcola, Mbappe, Dembele