Futboll

Mitaj: Jam patriot, kur e shoh flamurin shqiptar mbushem me krenari

Mario Mitaj

Mario Mitaj

Mario Mitaj po shkëlqen me Shqipërinë dhe është pranë një transferimi të madh. 20-vjeçari është pjesë e Lokomotivës së Moskës, ndërsa mund të transferohet te Juventusi së shpejti.

Mitaj së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën ruse, Sport24. Nga gazetari rus është pyetur për nacionalitetin e tij, pasi është i lindur në Athinë dhe luan për Shqipërinë.

“Shqiptar”, është përgjigjur Mitaj.

“Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë shokë atje, flas greqisht dhe e dua këtë vend për mundësitë që ofroi për mua dhe familjen time. Por e dua vendin tim Shqipërinë më shumë. Jam patriot i atdheut tim. Kur e shoh flamurin shqiptar dhe komunikoj me bashkëvendësit e mi, unë mbushem me një ndjenjë krenarie”, ka thënë Mitaj.

Ai ishte transferuar në klubin rus nga AEK-u i Athinës në vitin 2022. Tashmë i ka dhjetë ndeshje për Shqipërinë, ndërsa po shkëlqen vazhdimisht.