Futboll

2 Korriku U19 synon fitore ndaj Dynamo Kyivit

2 Korriku U19

Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të mërkurën do të përballen me Dynamo Kyivin, në raundin e tretë të “UEFA Youth League”.

Ndeshja luhet në Poloni, përkatësisht në Stalowa Wola nga ora 13:00.

Dynamo është vendëse, por për shkak të luftës në Ukrainë skuadrat e këtij vendi i luajnë ndeshjet ndërkombëtare në terren neutral. Ndeshja kthyese luhet më 11 dhjetor në Prishtinë.

Te 2 Korriku synojnë fitore ndaj ekipit të njohur ukrainas.

2 Korriku i ka kaluar me sukses dy raundet e para të “UEFA Youth League”.

UEFA Youth League i ka dy rrugë, përkatësisht dy grupe. Në grupin e parë janë skuadrat e të rinjve të klubeve që paraqiten në Ligën e Kampionëve. 22 prej tyre kalojnë në fazën nokaut.

Në rrugën e dytë janë skuadrat kampione nga 52 vende. Skuadrat kampione nuk kanë fazë grupore, por tri raunde eliminuese. Dhjetë ekipet më të mira pas tri raundeve kalojnë në 1/16 e finales.

Ekipi U19 i 2 Korrikut ka eliminuar në raundin e parë ekipin nga Shqipëria, Bylisi. Në raundin e dytë e eliminoi Dublinin e Irlandës.