Llapi mori vetëm një pikë nga ndeshja në udhëtim me Dukagjinin. Të dielën në Klinë, Dukagjini e Llapi luajtën 1:1.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Me barazim, Llapi ka ngecur ndaj Ballkanit dhe Dritës në garën për titull.
Shtatë xhiro para fundit, Llapi është i treti me 55 pikë. Ballkani udhëheq në tabelë me 59 pikë, ndërsa Drita është e dyta me 57. Ballkani e Drita shënuan fitore të shtunën.
Mbrojtësi Leotrim Bekteshi kaloi në epërsi llapjanët me golin e realizuar në minutën e tretë shtesë në pjesën e parë.
Një tjetër mbrojtës shënoi golin e dytë dhe të fundit në takim. Ardin Dallku i Dukagjinit realizoi për 1:1 në minutën e 66-të. Në minutat shtesë të ndeshjes Llapi kishte rast të artë. Ahmed Januzi pasoi bukur për Trimror Selimin, që i vetëm përballë portierit gjuajti lartë mbi portë.
Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 37 pikë.
Malisheva vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive
Malisheva ka vazhduar me ecuri pozitive të rezultateve.
Skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida ka fituar pikët e plota të dielën pas dy fitoreve e dy barazimeve në katër ndeshjet e fundit.
Malishevasit të dielën në stadiumin “Sami Kelmendi” fituan me rezultatin 3:1 në udhëtim te Fushë Kosova, në ndeshjen e xhiros së 29-të.
Fushë Kosova ndërkohë e pësoi disfatën e tretë rresht dhe tani rrezikon seriozisht rënien nga elita.
Golin e parë në ndeshje për Fushë Kosovën e shënoi Rilind Haziraj në minutën e 12-të të ndeshjes.
Shifrat i barazoi Damir Kojasheviq në minutën e 49-të nga penalltia.
Gëzimi i vendësve nuk zgjati shumë.
Drilon Hazrollaj në minutën e 54-t e ktheu epërsinë e vizitorëve.
Për sulmuesin e krahut ishte goli i 20-të i edicionit dhe tani kryeson listën e golashënuesve, me një më shumë se sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni.
Rezultatin përfundimtar të këtij ballafaqimi e shënoi mesfushori Ilir Mustafa, në minutën e 66-t.
Në vendin e katërt, Malisheva ka 52 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në vendin e parafundit, përkatësisht të nëntin, me 20 pikë.
Malisheva shënon edhe golin e tretë
Malisheva e ka shënuar edhe golin e tretë në duelin kundër Fushë Kosovës në udhëtim.
Golin për 3:1 e realizoi Ilir Mustafa në minutën e 66-të.
Barazim në Klinë, Dukagjini shënon ndaj Llapit
Dukagjini ka shënuar golin e barazimit ndaj Llapit.
Golin për 1:1 e shënoi mbrojtësi Ardin Dallku, në minutën e 66-të.
Ai shënoi me kokë pas harkimit të Blerind Morinës.
Malisheva kthen epërsinë ndaj Fushë Kosovës
Malisheva ka kthyer epërsinë ndaj Fushë Kosovës. Golin e epërsisë 2:1 ndaj Fushë Kosovës e shënoi Drilon Hazrollaj.
Ai shënoi për 2:1 në minutën e 54-t të ndeshjes që po luhet në Lipjan.
Për Hazrollajn është goli i 20-të. Tani kryeson listën e golashënuesve.
19 gola i ka Muhamet Hyseni i Llapit.
Fushë Kosova barazon rezultatin
Fushë Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Malishevës.
Golin e barazimit për Fushë Kosovën e shënoi Damir Kojasheviq, në minutën e 49-të.
Vetëm një minutë më vonë, Ilir Mustafa i Malishevës e qëlloi transversalen pas gjuajtjes shumë të bukur nga distanca.
Rezultati Fushë Kosova – Malisheva, aktualisht është 1:1.
Malisheva po fiton ndaj Fushë Kosovës
Malisheva ka shkuar në pushim me epërsinë e një goli në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ndërsa Malisheva po avancon si mysafir, 1:0.
Golin e vetëm e shënoi Rilind Haziraj në minutën e 12-të.
Ndeshja i takon xhiros së 29-të të Superligës.
Llapi në epërsi pas pjesës së parë
Skuadra e Llapit e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Dukagjinit.
Për skuadrën e Llapit shënoi Leutrim Bekteshi. Ai shënoi me kokë në minutën e 47-të.
Kjo ndeshje po luhet në Klinë, ndërsa i takon javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva po avancon ndaj Fushë Kosovës
Malisheva është duke avancuar ndaj Fushë Kosovës në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Malisheva është duke fituar 1:0.
Golin e shënoi Rilind Haziraj në minutën e 12-të.