Superliga

Ballkani nuk gabon, vendosin golat e Gripshit e Danfas

Nazmi Gripshi

Një gol i Nazmi Gripshit nga penalltia në minutën e 24-t dhe një tjetër nga sulmuesi Mamadou Danfa në minutën e tretë të kohës shtesë, i kanë siguruar Ballkanit tjetër trepikësh.

Përveç fitores, Ballkani ka siguruar edhe për një javë tjetër qëndrimin në krye të tabelës së Superligës.

Ballkani të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, fitoi përballë Feronikelit 74 me rezultatin 2:0.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 29-të të elitës së futbollit kosovar.

Për Ballkanin ishte fitorja e tretë rresht në Kupë dhe në Superligë, ndërsa për Feronikelin 74 ishte disfata e dytë e njëpasnjëshme.

Ballkani lider ka 59 pikë, dy më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Llapi i vendit të tretë që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Feronikeli 74 bie në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit, me 30 pikë.

Tabela