Drita të dielën në terrenin me bar sintetik fitoi ndaj Lirisë, 4:2.
Për Lirinë ishte humbja e tetë rresht në Superligë.
Meris Maliqi në minutën e tetë, Blerim Krasniqi në minutën e 49-të, Fluturim Domi në minutën e 57-të me autogol dhe Albert Dabiqaj në minutën e 85-të, ishin realizatorët e golave të fitores për Dritën.
Liria golat e këtij ballafaqimi i shënoi në minutat '74 dhe '88.
Drita në vendin e dytë ka 57 pikë. Lider është Ballkani me 59 pikë.
Liria e fundit mbetet me 10 pikë.
