Superliga

Gjilani fiton udhëtimin e vështirë, ngjitet në tabelë

SC Gjilani

Pas fitores ndaj Fushë Kosovës në xhiron e kaluar, Gjilani ka marrë pikët e plota edhe në kuadër të xhiros së 29-të të elitës së futbollit kosovar.

Gjilani ka fituar në udhëtim te Prishtina në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Golin e parë për gjilanasit e shënoi Kushtrim Shabani nga afërsia me kokë në minutën e 57-të.

Rilind Nimani i “bardhekaltërve” i barazoi shifrat në minutën e 61-të.

Por, supergoli i Qëndrim Ismajlit në minutën e 71-të dhe ai i Oltion Bilallit në minutën e 93-të, vendosën fituesin në këtë ballafaqim.

Gjilani me këtë fitore del në pozitën e shtatë me 33 pikë, kurse Prishtina që humbi për herën e parë pas katër barazimeve të njëpasnjëshme në Superligë e në Kupë, mbetet në vendin e pestë me 40 pikë.

Tabela