Klubi i futbollit Vllaznia e Pozheranit ka mohuar kurdisjen e ndeshjes ndaj Ulpianës, ndërsa ka akuzuar anëtarët e Komisionit të Garave për siç thonë ata, keqpërdorim të pozitave zyrtare.
Ata kanë thënë se kjo akuzë është bërë për ndihmën e klubeve që sipas tyre, “qëndrojnë më shumë në selinë e FFK-së se në zyrat e tyre”.
“Ky është një keqpërdorim i pozitave zyrtare të Komisionit të Garave, pasi që thirren në nenet të cilat s’kanë të bëjnë me këtë ndëshkim, pa asnjë fakt të vetëm për klubin tonë, nuk ka as inicim të hetimeve të organeve shtetërore. Komisioni i FFK-së apo personi i cili ka marrë këtë vendim duke marrë drejtësinë në dorën e tij, duke bërë konstatime jo të vërteta për klubin tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e gjatë të klubit nga Pozherani.
Në reagim thuhet se zyrtari i FFK-së, Gazmend Bojniku, i pranishëm në ndeshjen Ulpiana – Vllaznia e Pozheranit, i ka kërkuar Ulpianës ta fitojë ndeshjen.
Ulpiana në “Sami Kelmendi” ishte mposhtur me rezultatin 4:3.