Futboll

Kryetari i KF Ulpiana: Kurdisje nuk ka, ju garantoj me jetë

Ulpiana

Kryetari i klubit të futbollit Ulpiana, Jeton Gashi e ka vlerësuar skandaloz dhe të njëanshëm konstatimin e Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës se ndeshja Ulpiana – Vllaznia e Pozheranit, ka qenë e kurdisur. Ai ka mohuar kurdisjen.

“Unë si kryetar i klubit të futbollit Ulpiana, unë jam këtu shef dhe unë pyetem. Ulpiana nuk ka kurdisur, pare nuk ka marrë, pikë. Këtë e garantoj me jetë. Është vendim skandaloz, i njëanshëm. Ky është vendim hatri i dikujt. Ne do të vazhdojmë me avokat. Edhe ne kemi fakte dhe do të shohim çka do të bëhet. Tash do të bëhen gjërat e mëdha në futbollin e Kosovës. Nuk dua të flas tash, por kjo sa e di unë bëhet për herë të parë. Po bëhet se po i pengon Flamurtari të bie nga liga”, ka thënë Gashi të enjten mbrëma për KOHËN.

 Ai ka thënë se është telefonuar nga persona, emrat e të cilëve nuk ka dashur t’i bëj publik se i kanë thënë që ta fitoj ndeshjen ndaj Vllaznisë. “Më kanë telefonuar 100 persona më kanë ta fitojmë Vllazninë e Pozheranit. Lojtarët e mi nuk duan të luajnë, nuk kanë motiv. Rroga nuk ju kam dhënë, që tre ditë nuk më kanë dalë në stërvitje. Dhe nuk e di a do të dalin të luajnë në ndeshjen ndaj Ferizajt. Pjesën e parë kanë luajtur shumë mirë, ndërsa pjesën e dytë nuk e kam shikuar sepse kam pasur rast në shtëpi. Kam shikuar incizimin dhe lojtari jonë qëndron i shtrirë kur na shënojnë golin e tretë. Lojtari jonë është shtrirë te penalltia, ata marrin topin nga gjysma dhe shënojnë gol. Pse gjyqtari nuk reagon. Referi jep penallti pa ekzistuar. Këto gjëra nuk po i sheh askush. Kujt po i pengon Ulpiana, nuk po e kuptoj, apo ndoshta që po i ndihmoj ekipeve të luajnë në Lipjan, që po i ndihmoj futbollit të Kosovës”, ka