Futboll

Turqia me arbitra të huaj në dhomën e VAR-it

var

Superliga e Turqisë në futboll do të caktojë arbitra të huaj në VAR për ndeshjet vendimtare deri në fund të edicionit. Këtë e bërë të ditur të premten federata turke e futbollit.

Gara në Superligë është goditur nga dhuna dhe vendimet e dyshimta të arbitrave në muajt e fundit. Në dhjetor një arbitër u godit me grusht nga një president klubi. Fenerbahçe po ashtu ka shprehur shqetësimë për punën e arbitrave, në garën e fortë për titull.

Fenerbahçe është e dyta në tabelë. Ka dy pikë më pak se Galatasaray.

“Si rezultat i negociatave të Federatës turke me UEFA-n dhe pesë federata evropiane, do të caktohen arbitra të VAR-it të huaj për ndeshjet nga xhiroja e 32-të e deri në fund të kampionatit”, ka njoftuar federata turke.

Arbitrat asistues në VAR do të jenë nga Italia, Spanja, Gjermania, Holanda e Portugalia.

LEXO EDHE: