Liga e Kampionëve

Barazim në “Emirates”, Bayerni në pozitë të mirë për ndeshjen e kthimit

Arsenal - Bayern

22:53 - Arsenali e Bayerni kanë luajtur 2:2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e së martës mbrëma në stadiumin “Emirates” në Londër ishte interesante, por nuk dha fitues.

Bukayo Saka kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 12-të. Gjiganti gjerman reagoi me dy gola të shpejtë. Serge Gnabry barazoi rezultati në 1:1 në minutën e 18-të.

Për 2:1 në të mirë të Bayernit shënoi Harry Kane. Kapiteni i Anglisë realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32-të.

Golin e barazimit, londinezët e shënuan në minutën e 76-të. Leandro Trossard shënoi pas asistimit të bukur të Jesusit.

Ndeshja e kthimit në Munih zhvillohet më 17 prill.

Arsenali është në garë për titull në Premier League, ndërsa Bayerni gjithë fokusin e ka në Champions.


22:33 - Barazon Arsenali

Arsenali ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Bayernit.

Leandro Trossard konkretizoi në minutën e 76-të.


21:45 – Pjesa e parë, Bayerni po udhëheq


Bayerni e ka mbyllur me epërsi 2:1 pjesën e parë ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Emirates në Londër.

Bayerni e ka mbyllur me epërsi 2:1 pjesën e parë ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Emirates në Londër.

Arsenali kaloi i pari në epërsi me golin e realizuar në minutën e 12-të nga Bukayo Saka. Por gjashtë minuta më vonë Serge Gnabry shënoi golin e barazimit, kurse golin e epërsisë e realizoi sulmuesi anglez, Harry Kane. Ai shënoi nga penalltia.


21:32 - Bayerni përmbys Arsenalin

Sulmuesi anglez Harry Kane ka shënuar golin e epërsisë për Bayern Muenchenin.

Ai shënoi golin për 2:1 përballë Arsenalit. Golin e realizoi nga penalltia në minutën e 32-të.


21:18 - Reagim i shpejtë i Bayernit, barazon rezultatin

Bayern Muencheni ka reaguar shpejtë në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Serge Gnabry e ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen  parë çerekfinale të Championsit. Ai shënoi golin e barazimit në minutën e 18-të, gjashtë minuta pasi pësoi gol.


21:12 - Arsenali në epërsi ndaj Bayernit

Arsenali ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Bayern Muenchenit.

Golin e epërsisë 1:0 e ka shënuar Bukayo Saka. Ai shënoi në minutën e 12-të me asistim të Ben White.

Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve po zhvillohet në stadiumin “Emirates” në Londër.


21:00 - Ka nisur ndeshja mes Arsenalit dhe Bayernit, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja po zhvillohet në “Emirates”.

Këtu mund t’i ndiqni golat në kohë reale.


Formacioni i Arsenalit:

Raya: Kiwior, Gabriel, Saliba, White: Rice, Jorginho, Odegaard: Martinelli, Havertz, Saka

Formacioni i Bayernit:

Neuer: Davies, De Light, Dier, Kimmich: Laimer, Goretzka: Sane, Musiala, Gnabry: Kane