Kur muzika dhe moda bashkohen krijohet diçka unike pa diskutim. Kjo bëhet edhe më glamuroze kur punojnë bashkë Olivier Rousteing dhe Beyoncé për koleksionin e fundit të “Balmain”. Koleksion ky i inspiruar nga albumi i fundit i këngëtares “Renaissance”, ku edhe koleksioni mori atë emër.
Disenjatori tregon për revistën “Vogue” se ritmet e këtij albumi ishin të preferuarit e tij gjatë verës së 2022-s. Gjatë pushimeve të tij ai punoi vazhdimisht në skicat e koleksionit, kështu në fund të gushtit kur u kthye në Paris ai kontaktoi menjëherë stilisten e Beyonces, Senofonte dhe vetë divën, të dyja këto ishin tejet entuziaste për këtë bashkëpunim.
Kështu edhe filloi puna për koleksioni që në tërësi zgjati pesë muaj. Fillimisht Oliver kishte përgatitur 50 skica fillestare, të cilat i mblodhën së bashku në 17 veshje.
12 nga veshjet e koleksionit janë të inspiruar nga një këngë specifike e albumit.
“I’m That Girl”
Veshja e parë identifikohet nga një bust metalik me thumba i realizuar nga skulptori Elie Hirsch. Në kombinim me të ishin edhe disa byzylyk dhe një fund i gjatë i zi me material lëkure.
“Cozy”
I quajturi “fustani fishekzjarrë” i dizajnuar me pupla ngjyrë pink dhe “turban” bashke me çizme lëkure të zezë.
“Energy (01)”
Një fustan i punuar nga një përzierje e fijeve të shumta të mëndafshit të zi, kadife, pëlhurë prej fijeve artificiale dhe lëkurë të lyer. I qëndisur me pupla fazani të ngjyrosura me ngjyrë të zezë.
“Break My Soul”
Një fustan i mbuluar me kapuç të zi me shkëlqim, i kombinuar me një bust të printuar 3D, që krijon iluzionin e një busti të zhveshur, të elektrizuar me krom të zi.
“Church Girl”
Ky look përmban një pallto pelerine prej kadifeje të zezë dhe të kuqe me rrip metalik, një gjoks të lyer 3D në krom argjendi dhe një kapelë të sheshtë rrethore, me dy ngjyra.
“Plastic Off the Sofa”
Një bust i punuar në krom në formë fjongoje ngjyrë pink.
“Virgo’s Groove”
Një fustan në ngjyrë pudre, me dekolte metalike nga Elie Hirsch. Kapela bazohet në një dizajn të cilësisë së mirë Balmain, i riinterpretuar në metal të rrahur.
“Move”
Ky fustan paraqet fuqinë që u transmetua nga treshja Beyoncé, Grace Jones, dhe Tems. Fustani i tëri është punuar në ngjyrë blu-gitane, që është e preferuara e Beyoncés.
“Thique”
Një bust iluzionesh me varëse prej bronzi dhe kristali, i veshur mbi një trupore prej kadifeje të zezë me vathë llambadar me xhufkë.
“All Up in Your Mind”
Një veshje ekstravagante me jumpsuit të zi, i qëndisur me pupla.
“Pure/Honey”
Një dizajn grafik i qëndisur dhe me pupla, i aksesuar me vathë të veshur me rrjetë metalike dhe një çallmë triko të zezë.
“Summer Renaissance”
Kjo veshje është përshtatur me ritmet disko që i përçon albumi. Një fustan i shkurtër pa rripa me parukë dhe pelerinë, i tëri i qëndisur me thekë kristale dhe diamant i rremë.